Përplasen 5 makina në Klinë, 9 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Përplasen 5 makina në Klinë, 9 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

07:07, 18/02/2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Rixhevë, Komuna e Klinës, ku janë përfshirë pesë automjete.

Si pasojë e përplasjes, 9 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar informacion të mëtejshëm mbi gjendjen e viktimave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco