Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, tha se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nuk është në favor të kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se nuk është në interes të tij që të burgosë një ‘makineri votash’, siç është Veliaj.
“Kjo javë përvëluese na ka vënë përpara disa të vërtetave, kanë kundërshtuar ca mite të tjera dhe ca tët tjera, që mendonim sikur nuk do ndodhnin kurrë
Pse u arrestua Veliaj, këtu ka ca teori konspirativre por një ngelet e sigurt.
Kjo rrëfen edhe njëherë atë që nuk kemi dashur ta shikojmë deri tani lirinë e SPAK-ut për të vepruar edhe njëherë .
Askush nuk beson se arrestimi i Veliajt është në dobi të kryeminsitrit. Tre muaj para zgjedhjeve vihet në pranga një makineri fushate, një njeri tek i cili një pjesë e socialistëve kanë investuar i ka dhënë, tri herë fitoren e kryeqytetit.
Unë them se është kundër interesit të Ramës dhe është logjike të mendosh që Rama nuk do bënte një lëvizje të këtillë kundër vetes së tij.
Më bëri përshtypje ajo që shënjoi Bushati, kur përmendi njoftimin e SPAK-ut, për një politikan nuk është shumë e rëndësishme t’i ofrohet fajësia penale nganjëherë për një politikan edhe perceptimi është fajësi morale dhe është një shkak i mjaftueshëm qoftë edhe i vetëm për t’u larguar.” tha Vangjeli.
© SYRI.net