SYRI TV/ 'Euronatur' peticion bashkisë së Mynihut: Të tërhiqet mbështetja për aeroportin e Vlorës

20:18, 17/02/2025

Organizata mjedisore gjermane “EuroNatur” përmes një peticioni i ka kërkuar Këshillit të Bashkisë së Mynihut të tërheqë mbështetjen për projektin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri. Peticioni pritet të shqyrtohet të martën nga këshilli bashkiak i Mynihut.

Organizata mjedisore gjermane “EuroNatur” i ka drejtuar këtë të hënë një peticion Këshillit të Bashkisë së Mynihut, me kërkesën për tërheqjen e mbështetjes për projektin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri. Peticioni, sipas organizatës mjedisore gjermane, pritet të shqyrtohet të martën nga këshilli bashkiak i Mynihut.

Përmes këtij peticioni i bëhet thirrje kryebashkiakut të Mynihut Dieter Reiter të shprehet në bordin mbikëqyrës të kompanisë në favor të tërheqjes nga shërbimet e konsulencës dhe menaxhimit për planifikimin dhe funksionimin e aeroportit të Vlorës, i cili aktualisht është në ndërtim.

Pavarësisht thirrjes së Konventës së Bernës për të ndaluar punimet si dhe protestat e organizatave mjedisore, puna në aeroportin e Vlorës pranë peizazhit të mbrotjur Vjosë-Nartë po vijon. Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 100 milion dollarë. Gjatësia e pistës pritet të shkojë deri në 3.2 kilometra dhe terminali i pasagjerëve do të ketë sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Sipas autoriteteve shqiptare në prill të këtij viti mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikqyrjen e operatorit të aeroportit, i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco