“Qeveria i dërgon letër Kallasit për hapjen e arkivave”, Hoti shpalos qëllimet e kësaj letre

“Qeveria i dërgon letër Kallasit për hapjen e arkivave”, Hoti shpalos qëllimet e kësaj letre

18:47, 17/02/2025

Andin Hoti tha se qëllimet kryesore të letrës dërguar, Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas është fillimisht “njoftimi për gjendjen aktuale” dhe pastaj presioni pozitiv që Kallas m e u marrë me prioritet çështjen e personave të zhdukur.

Hoti në një lidhje direkte në emisionin “Five” u shpreh se çështja e të zhdukurve ështW “çështje humane” dhe BE-ja është institucioni i vetëm që e kushtëzon shtetin e Serbisë për fatin e personave të zhdukur në luftën e fundit.

“Qëllimi i kësaj letre është fillimisht me e njoftu për gjendjen aktuale që është në raport me deklaratat dhe së dyti është me bo presion pozitiv që ajo me marrë me prioritet çështjen e personave të zhdukur. Është fundja çështje humane.  Informacionet e tilla nga Serbia është e pamundur të marren dhe BE-ja duhet të bindet patjetër që të kushtëzojë Serbinë në raport me fatin e personave të zhdukur.


Me 15 janar ka qenë takimi i paraparë i thirrur nga BE-ja. Por ndodhi që ndodhi. Ka qenë orkestrim nga Serbia por edhe ka pasur plane të tjera për bllokimin e punës së Komisioneve mes dy vendeve. Shpresa është dhe varet nga BE-ja dhe Kallas, pasi BE-ja e udhëheq Komisionet e tilla. E jona mbetet për të njoftuar vazhdimisht rreth çështjes së personave të zhdukur”, tha Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco