‘Ardhja e Trump, epokë e re gjeopolitike’/ Harxhi: JD Vance, i pari senator që ka pasur në zyrën e tij dosjen e Berishës!

17:42, 17/02/2025

Anëtarja e Kryesisë së PD, Edit Harxhi shprehet se fjalimi i zëvendëspresidenti amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kishte si synim, rregullimin e Evropës.

E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Harxhi tha se  fjalimi i JD Vance për përndjekjen dhe burgosjen e liderëve të opozitës, ishte një referencë për Shqipërinë.

Sipas Harxhit, JD Vance, ende pa marrë postin e zëvendëspresidentit, në kohën kur ishte senator ka pasur në zyrëne  tij, dosjen e Berishës për shpalljen ‘non grata’.

Për Harxhin, ardhja e Trump, nuk ëhstë thjesht ardhja e një ‘sherifi të ri’, por ajo e një epoke të re gjeopolitike.

Dhe këtë, sipas Harxhit e ka treguar me qëllimet e tij për paqe në botë dhe zero luftë, një mesazh që i është dërguar edhe kancelarive evropiane.

Fjalimi, synonte të rregullonte Evropën, e këtë tha JD Vance, pa u rregulluar Evropa, s’mund të flasim për siguri e të flasim për armikun e  jashtëm. Armiku i brendshëm, janë ato që emetojnë energjitë e këqija në demokraci. Amerika e bëri zgjedhjen e saj, ajo trionditi Evropën.

S’mund të fitosh një palë zgjedhje nëse opozitarët dhe kundërshtarët politikë i burgos. Kjo ishte referencë për Shqipërinë, për këdo që ka dilemë. JD Vance si senator, është i pari që ka pasur dosjen e Berishës në zyrën e tij. Është njohur me dosjen e Derishës dy vite më parë. Mori shembuj të posaçëm nga MB te Gjermania, nga liria e shprehejes te emigrantët, që po synojnë popullsinë vendase.

Mbledhja e liderëve në Paris, është shuëm e vonuar dhe e brishtë. Shumica e drejtuesve politikë janë në ikje. Të gjitha këto që po ndodhin, kur BE është në rënien e tij më të madhe, që prej ’49 kur u hodhën idetë e para të një grupi të bashkuar. Evropa s’e shpëton dot veten me një samit në Paris, por duhet parë atë çfarë ndodh së brendshmi, me demokracitë në BE.

Ardhja e Trump s’është vetëm ardhja e një sherifi të ri, por ardhja e një epoke të re gjeopolitike, fryme të re. Gjatë javëve të fundit s’ka pasur të vrarë, madje ka plane paqeje. Mesazhi që u ka dërguar liderëve evropiane për Ukrainën, Trump ka kërkuar për paqe, ndërsa Evropa është për luftën, paësi kërkon të shisni armatime më reja në frontet e liuftës.

Po kalojmë në një sistem muiltipolar, në aspektin që ka një fuqi të madhe në krye, SHBA, që është roli që i takon. Dhe nga ana tjetër, Evropa duhet të riformatohet e riogranizohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco