17 vjetori i Pavarësisë, si rrallëherë Kurti përmend ish-presidentin Hashim Thaçi

17 vjetori i Pavarësisë, si rrallëherë Kurti përmend ish-presidentin Hashim Thaçi

13:01, 17/02/2025

Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e  parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës foli për historinë e krijimit të shtetit të Kosovës, 17 më parë dhe rrugën deri në krijimin e tij. 

Kurti tha se Kosova është shteti me historinë më të gjatë të përpjekjeve për krijimin e tij.

Kurti çmoi sakrificën e të gjitha atyre që punuan dhe sakrifikuan për Kosovën ndër breza.

Si rrallëherë, kryeministri Kurti e përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai tha se Republika e Kosovës është “rezultat i aktit sipëror” të deputetëve dhe krerëve të atëhershëm të shtetit.

“Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, si dhe nga krerët shtetërorë ë asaj kohe: presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.

Ai tha se Republika e Kosovës është shtëpia e popullit tonë, është shtëpia e shqiptarëve dhe pakicave që jetojnë në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco