Dita e Pavarësisë, Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj aleatëve, ShBA-së dhe shteteve evropiane

Dita e Pavarësisë, Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj aleatëve, ShBA-së dhe shteteve evropiane

12:37, 17/02/2025

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke thënë se u arrit me mund përpjekje e sakrifica.

Konjufca thotë se lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza. 

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran”, shkruan ai mes tjerash.

“Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë. Prandaj sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike. Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruaru Konjufca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco