Grenell uron pavarësinë Kosovës: Hashim Thaçi, ati themelues i shtetit, s’është aty duke festuar – kjo duhet të marrë fund

Grenell uron pavarësinë Kosovës: Hashim Thaçi, ati themelues i shtetit, s’është aty duke festuar – kjo duhet të marrë fund

12:26, 17/02/2025

I dërguar  i Posaçëm për Misione të Posaçme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur shqetësim për “padrejtësinë e madhe” që Hashim Thaçi, ish-Presidenti i vendit, mbetet në paraburgim në pamundësi për të festuar.

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë festime të gëzueshme dhe të qeta në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë. Sidoqoftë, ky hap i madh është në hije të një padrejtësie të madhe. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.”, ka shkruar ai në “X”.

Grenell ka vlerësuar se evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësia në pesë vitet e fundit.

Ai ka kritikuar edhe institucionet e Kosovës për dështim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Dhe, institucionet kosovare shtetërore kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ta ndalur këtë padrejtësi, për shkaqe politike.”, tha ai.

Grenell u shpreh se kjo burgosje e gabueshme duhet të marrë fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco