Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në nder të Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Osmani e Kurti më pas kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Krerët e shtetit po ashtu ngritën flamurin e Kosovës, si dhe bënë homazhe te Memoriali i të Zhdukurve.
© SYRI.net