Kosova 17 vjet shtet! Momenti historik nga shpallja e pavarësisë

Kosova 17 vjet shtet! Momenti historik nga shpallja e pavarësisë

07:39, 17/02/2025

Janë bërë 17 vjet nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Shpallja e Pavarësisë u bë më 17 Shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Shteti i Kosovës tashmë është njohur nga 117 shtete, ku shteti i fundit i cili ka njohur pavarësinë është Izraeli.

Sot, 17 vite më parë, Kosova, shteti më i ri në Europë, shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor.

Deklaratën e pavarësisë e kishte lexuar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco