Zjarri te Pine në Brezovicë, policia jep detaje: Aktualisht, nuk ka të lënduar

Zjarri te Pine në Brezovicë, policia jep detaje: Aktualisht, nuk ka të lënduar

12:02, 15/02/2025

Sot rreth orës 10:15, hoteli “Pine” në Brezovicë është përfshirë nga flakët.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku bërit të ditur se nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është  përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth.

Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit”, ka thënë Veseli.

IndeksOline ka mësuar se Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën që çon te zona e skijimit, për shkak se dyshohet se mund të ketë bombola gazi në hotel dhe pasojat mund të jenë të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco