Plagosja në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar

Plagosja në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar

09:43, 15/02/2025

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima tashmë është dërguar në QKUK.

“Rr. Shkupit, Prishtinë 14.02.2025 – 00:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco