Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi sot në një takim që pati në Varshavë, se Evropa duhet të investojë në mbrojtje tani sepse nuk do ta ketë përgjithmonë mbështetjen e SHBA-së
Ai tha se është e mundur se pas disa viteve SHBA të ndryshojë qëndrimin e saj nga faktorë të ndryshëm gjeopolitik, dhe sipas tij, Evropa nuk duhet të mbajë gjithmonë shpresat tek SHBA.
“Ajo që do të ndodhë pas 5, 10 apo 15 vjet është pjesë e një diskutimi më të gjerë që pasqyron nivelin e kërcënimit, qëndrimin e SHBA-së, nevojat tona në mbarë botën, por, më e rëndësishmja, aftësinë e vendeve evropiane për t'u rritur në shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Dhe kjo është arsyeja pse mesazhi ynë është kaq i fortë për aleatët tonë evropianë. Tani është koha për të investuar, sepse nuk mund të supozoni se mbështetja e Amerikës do të zgjasë përgjithmonë.” tha Hegseth. Syri.net- Protothema.
© SYRI.net