Osmani takon sekretarin e KiE-së: Anëtarësimi i Kosovës do të ishte fitore edhe për Evropën

Osmani takon sekretarin e KiE-së: Anëtarësimi i Kosovës do të ishte fitore edhe për Evropën

14:53, 14/02/2025

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Në këtë takim Osmani ka thënë se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, ka shkruar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco