Osmani takon emisarin Sorensen: Do të punojmë me aleatët që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

Osmani takon emisarin Sorensen: Do të punojmë me aleatët që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

13:07, 14/02/2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Mynih të Gjermanisë ku merr pjesë në Forumin e Sigurisë është takuar me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, takimi ky i parë mes tyre që nga marrja e detyrës së diplomatit danez.

Osmani ka thënë se me Sorensenin diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritëshmëritë nga dialogu i Brukselit.

Presidentja ka siguruar se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës.

“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.
Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkroi Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco