Rasti në QKUK, policia: Burri i shkoi gruas në vendin e punës dhe ia kufizoi lëvizjen

Rasti në QKUK, policia: Burri i shkoi gruas në vendin e punës dhe ia kufizoi lëvizjen

10:48, 14/02/2025

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në QKUK, ku një burrë u raportua se e mbajti peng një grua.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë se rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.

Policia njofton ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit. I dyshuari është dërguar në stacionin policor.

“Rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit.

Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, kanët thënë nga Policia e Kosovës.

Incidenti paraprakisht u konfirmua edhe nga QKUK. /Reporteri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco