Zyra e Kryeministrit ka shpallur tender për larjen e automjeteve zyrtare përgjatë një viti. Për këtë qëllim, ZKM ka planifikuar të shpenzojë 9 mijë euro, shkruan Reporteri.net.
Në dosjen e tenderit është specifikuar çka përfshihet me këtë kontratë, e që janë: 1 mijë e 300 larje në vit komplet me shampoo brenda dhe jashtëm 30 ekstra larje, përfshirë tavanin, ulëset, dyert etj dhe furnizimi me 1 mijë litra ujë/shampon të xhamave për automjete.
“Shërbim të shpejtë, cilësorë dhe me prioritet gjatë 7(shtatë) ditëve të javës”, theksohet në dosje.
Afati kohor për fillimin e kontratës është marsi i këtij viti, e përfundimi marsi i vitit të ardhshëm.
Kompanitë e interesuara për këtë tender kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 21 shkurt 2025
© SYRI.net