LaCivita për deklaratën e Ramës se Trump është rrezik për botën: Nuk më habit! Prandaj jemi këtu për të ndihmuar Berishën

21:11, 13/02/2025

Chris LaCivita, njeriu i afërt i Donald Trump u pyet nëse ishte në dijeni të deklaratave të Edi Ramës ndaj presidentit të SHBA-ve, ku e cilësonte si rrezik për botën, tha se nuk e habisnin deklaratat e Ramës pasi të njëjtën gjë kanë bërë edhe të majtët në SHBA ndaj konservatorëve.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Chris, në vitin 2016 kryeministri socialist Edi Rama është shprehur për Donald Trump se në rast se ai fiton, është një rrezik për botën, dhe është një rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, duke e konsideruar atë një rrezik dhe një njeri shumë të papërshtatshëm për të qenë president i SHBA-ve. Gjithashtu lidhjet e kryeministrit Rama me Alex Soros janë të njohura në Shqipëri. Alex Soros vjen në Shqipëri së paku dy herë në muaj. Se çfarë mund ta bëjë kaq atraktive për të Shqipërinë, unë nuk e kuptoj. Është i njohur tashmë skandali me fondet e USAID. Ish-gruaja e Edi Ramës, sot gruaja e një ministri të tij, Delina Fico, është njeriu kryesor i Soros që ka marrë fonde nga USAID, gruaja aktuale e kryeministrit Rama, ka marrë miliona nga projektet e USAID, gruaja e kryetarit të bashkisë, numrit dy të Partisë Socialiste, ka marrë miliona euro nga fondet e USAID. Tani që ka plas skandali ne Amerikë, në Shqipëri lexojmë se të gjitha ish-gratë e kryeministrit Rama janë paguar me para amerikane për të shyrë më tej axhenda të majta. Çfarë ndodhi me Amerikën?

LaCivita: Është mjaft interesante, një prej gjërave kryesore që beri presidenti Trump në bazë globale edhe me komisionin i cili bën mbikëqyrjen e gjithë performancës qeveritare nën drejtimin e Elon Musk, një prej hapave kryesore ishte ndalimi i aktivitetit të USAID në mabrë botën. Sepse ka dalë si organizatë e korruptuar dhe një pjesë e aktiviteteve janë aplikuar kundër amerikanëve. Prandaj disa prej aktiviteteve janë ndaluar. Nuk është për t’u habitur, të paktën unë nuk habitem që Rama do të thoshte ato që ka thënë, sepse në SHBA demokratët e korruptuar gjithmonë sulmonin konservatorët, duke na akuzuar me ato që bënin ato. Dhe kjo është një tjetër arsye pse ne jemi këtu për të ndihmuar Berishën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco