Grabitet me armë institucioni mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet me armë institucioni mikrofinanciar në Prishtinë

19:38, 13/02/2025

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një institucion financiar në rrugën ‘Robert Doll’ të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas informacioneve të para, një person i dyshuar ka kryer grabitjen nën kërcënimin e armës, duke marrë një shumë parash. Policia është drejtuar menjëherë në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht, autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Policia ka theksuar se është në fazën e hetimeve për të sqaruar ngjarjen dhe për të siguruar të dhëna që mund të çojnë në zgjidhjen e rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco