Probleme në numërimin e votave edhe në Kaçanik e Han të Elezit

Probleme në numërimin e votave edhe në Kaçanik e Han të Elezit

19:12, 13/02/2025

Nga gjashtë tavolina të numërimit, vetëm tri janë gati për të filluar numërimin e votave në Qendrën e Numërimit në Kaçanik.

Tri të tjera, kanë probleme me sinjal, nuk kanë llap-top dhe kamerat nga Komisioni Qendror Zgjedhor janë jashtë funksionit.

Krejt këto telashe kanë bërë që numërimi të filloj me vonesë.

Menaxheri i kësaj qendre, Artan Mezraja thotë se deri në mesditë nuk është numëruar asnjë kuti.

Probleme me sistemin elektronik kanë hasur edhe komisionarët e komunës së Hanit të Elezit.

Nga e mërkura kur ka filluar numërimi, sistemi ka rënë disa herë.

Megjithatë, anëtari i KKZ-së, Bilall Bushi tha se kanë arritur ti numërojnë më shumë se gjysmën e kutive.

Gjatë së enjtes, për problemet në krejt komunat e Kosovës foli edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Tutje Radoniqi tha se dyshojnë që ka pasur ndërhyrje në webfaqe të këtij institucioni.

Shefi i KQZ-së tha që për numërimin e votave e kanë edhe një plan B.

Përveç komunës së Hanit të Elezit dhe Kaçanikut, probleme teknike ka edhe komuna e Prishtinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco