Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dyfishuar numri i udhëtarëve

Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dyfishuar numri i udhëtarëve

16:01, 27/12/2024

Aeroporti i Prishtinës ka festuar arritjen e 4 milionë udhëtarëve, në këtë ngjarje ishte pjesëmarrës edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ai tha se gjatë këtij viti është dyfishuar numri i udhëtarëve dhe kemi 16 destinacione të reja, shkruan Arbresh.info

“Gjatë këtij viti është dyfishuar numri i udhëtarëve dhe kemi rritur edhe numrin e destinacioneve, dhe kemi hapur korridorin ajror përmes Shqipërisë duke i bërë shumë më të lira biletat”

Tutje, Kurti foli edhe për çmimet e biletave

“Në krahasimin e çmimeve të biletave në vitin 2023 me 2024 ka rezultuar se çmimi i biletave ishte deri në 30% më i lirë se sa në vitin paraprak” tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco