Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë adresimin e tij të fundit përpara se të largohet nga Kosova. Hovenier ka thënë se ky dhjetor shënon edhe fundin e shërbimit të tij si ambasador i SHBA-së.
Hovenier ka thënë se ka qenë nder që të kontribuoj në përpjekjen e përbashkët mes SHBA-së dhe Kosovës për të avancuar e konsoliduar një Kosovë sovrane, demokratike, multietnike e të begatshme.
Në fund, ambasadori amerikan ka thënë se mezi pret të shoh se çfarë populli i Kosovës do të arrijë në vitin 2025 dhe më tej.
“E le këtë detyrë duke e ditur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të shoh se çfarë ju populli i Kosovës do të arrini në vitin 2025 dhe më tej”, ka thënë Hovenier.
© SYRI.net