SYRI TV/ Viti i ri, varfëria e dyfishtë e pensionistëve: Janë rritur çmimet e ushqimeve

15:06, 27/12/2024

Tryezat e pensionistëve në Gjirokastër do të jenë dy herë më të varfëra këtë vit. Jo vetëm për shkak të çmimeve të shtrenjta, që pamundësojnë blerjen e produkteve të nevojshme për një fundvit të gëzuar, por edhe largimi i fëmijëve në emigrim, janë situata e trishtë e të moshuarve në Gjirokastër këtë ndërrim vitesh.

Syri tv

Disa kanë dalë si blerës e disa prej tyre janë shitës. Ajo që i bashkon këta qytetarë, në një prej rrugëve të kalldrëmta të Gjirokastrës, që shërben dhe si treg ditor, është mosha e tyre, të gjitha janë pensionist.

Ata tregojnë se ky fundvit tryezat e tyre do ti gjej më të varfra, për shkak të rritjes së çmimeve.

Të moshuarit në Gjirokastër, shprehen se çmimet e produkteve ushqimore janë rritur jashtë normales, ndërsa akuzojnë qeverinë për braktisje.

Por varfëria në pjata nuk do të jetë drama më e madhe për të moshuarit, ajo shpirtërore, e të kaluarit të festave vetëm, për shkak se fëmijët janë në emigrim, është drama më e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco