Ministrit serb të Informacionit dhe Telekomunikacionit, Dejan Ristiq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.
“Danas”-i raporton se njoftimin e ka bërë të ditur vetë kjo ministri.
Kjo ministri tha se i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “ta dënojë ashpër atë vendim antidemokratik”.
Ristiq ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të përjavshmes “Jedinstvo”, e vetmja media e shkruar në gjuhën serbe në Kosovë.
© SYRI.net