ZKA-ja auditon procesin e lejeve të ndërtimit në Prishtinë

ZKA-ja auditon procesin e lejeve të ndërtimit në Prishtinë

15:07, 19/04/2024

Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se është duke realizuar auditimin e performancës “Procesi i lejeve të ndërtimit në komunën e Prishtinës” për periudhën 2021-2023.

Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se auditimi do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës përdori në mënyrë efektive dhe efikase mekanizmat që sigurojnë së ndërtimet e larta janë në përputhje me planifikimet hapësinore si dhe nëse komuna përdori mekanizmat në dispozicion për të siguruar se janë lëshuar certifikatat e përdorimit, e që përbëjnë vërtetim të cilësisë dhe sigurisë së ndërtesave për përdorim.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të ndërtimeve të larta në komunën e Prishtinës dhe sigurimin e kushteve sa më cilësore të banimit, Zyra Kombëtare e Audimit përmes këtij auditimi do të vlerësojë gjendjen aktuale me qëllim të përmirësimit të procesit të lejeve të ndërtimit dhe pajisjes me certifikata të përdorimit në Komunën e Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco