Projektligji për parandalim të vetëvrasjeve/ Binjaku:Të ofrohen shërbime klinike nga shteti, Kosova 5 vite para me këtë hap

11:06, 30/04/2024

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë

Disa organizata të shoqërisë civile në sheshin Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë kanë nisur të mbledhin nënshkrime për Projektligjin për parandalimin e këtij fenomeni në Kosovë.

Sipas organizatorëve të peticionit, synimi i tyre është mbledhja e 10 mijë nënshkrimeve.

Si duket, Kosova është shumë hapa më përpara lidhur me këtë projektligj, që në vendin tonë një temë aq e rëndësishme që prek shumë pjestarë të shoqërisë as nuk është diskutuar.

E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ sociologia Entela Binjaku u shpreh se është e nevojshme që të ofrohet shërbimi nga shteti duke kërkuar që të hapen sa më shumë shërbime klinike për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Deklarata e saj:

“Tek ne edhe kur duam të flasim për këtë temë shumë njerëz thonë lëre mos fol, pra ne e kemi si tabu ta diskutojmë jo më ta çojmë përpara.

Akti i vetëflijimit është një akt tragjik dhe nuk prek vetëm një individ, por prek në mënyrë të shumëanshme edhe shumë të tjerë.

Numri i t ë vetësakrifikuarve që i japin fund jetës në vendin tonë është 3-fish më i lartë se ai i ngjarjeve kriminale të vrasjes.

Pra, situata këtu tek ne është mjaft shqetësuese dhe nuk është vënë aspak uji në zjarr për të bërë diçka lidhur me këtë drejtim për t’u shpëtuar kush është e mundur dhe tu ofrohet një e drejtë, që është ajo për të jetuar.

Duket sikur këtu tek ne këto tema që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me dobësitë tona janë tema që ju rrihet larg.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco