Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia

Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia

16:36, 17/05/2024

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës të futet në agjendën e sotme në Komitet të Ministrave sot në Strasburg, tha se falë kryeministrit Albin Kurti sot feston Serbia.

“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE! Injorantë e keqdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dinë, nuk munden!”.

Ajo pat edhe një mesazh për kryediplomaten Donika Gërvalla.

“P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco