Nuk u fut fare në agjendë, Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Nuk u fut fare në agjendë, Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

14:37, 17/05/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Osmani ka thënë se Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës dhe se kjo është vetëm thjeshtë çështje kohe.

Ajo shton se Kosova nuk do të bëjë kompromise me vlerat që përbëjnë themelin e shtetit.

Presidentja Osmani ka falënderuar vendet që e kanë përkrahur Kosovën deri tani dhe ka thënë se së bashku me to do të punohet për ta bërë realtet anëtarësimin e Kosovës në kiE.

Statusi i plotë:

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.

Është thjesht çështje kohe.

Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.

Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike.

I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco