Vuçiq e përsërit: Kosova është në mes të 29 dhe 33 votave, u duhen 31 për anëtarësim në KiE

Vuçiq e përsërit: Kosova është në mes të 29 dhe 33 votave, u duhen 31 për anëtarësim në KiE

21:24, 02/05/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar zgjedhjen e qeverisë së re, teksa ka folur edhe për ‘sfidat’ para e ku ndër ta u lëshua të komentojë edhe ngjarjet e fundit në kontekstin e anëtarësimit eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vuçiq tha se Kosova qëndron mes 29 votave dhe 33 në Komitetin e Ministrave të KiE-së që pritet të takohen me 17 maj dhe ku supozohet të merret vota finale për ose kundër anëtarësimit të Kosovës.

“Do t’i kenë mes 29 dhe 33, 31 u duhet për shumicë votash. Sado e vështirë të jetë ne do të shohim kush janë miqtë tanë të vërtet, pavarësisht se çfarë na thonë.

E më qesharakja është kur fqinjët tanë na thanë ‘po e bëjmë për të mirën e Serbisë’. Ju lutem. Ne s’ia marrim fytyrën vetes”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat e Beogradit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco