Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

19:59, 02/05/2024

Gjatë ditës së sotme një person është gjetur pa shenja jete në Doblibare të Gjakovës.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se në vendngjarje kanë dalur njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rasti “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco