Osmani pret në takim Hovenierin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Osmani pret në takim Hovenierin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

20:08, 02/05/2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato.

Në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit  Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco