Haxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Haxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

08:35, 30/04/2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, këtë të marte do të raportojnë në Komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës.

Ministrja Hajdari, do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

Mbledhja e këtij komisioni fillon në orën 11:00.

Ndërsa, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë diskutim në Komision lidhur me çështjen e rritjes së numrit të prokurorëve që do të merren me krime të luftës dhe krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për këtë të ftuar janë ministrja Haxhiu dhe Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Mbledhja do të fillojë nga ora 13:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco