Toci: Perëndimi duhet të jetë më i drejtëpërdrejtë me Serbinë dhe më i afërt me Kosovën

Toci: Perëndimi duhet të jetë më i drejtëpërdrejtë me Serbinë dhe më i afërt me Kosovën

19:06, 11/04/2024

Koloneli shqiptar në Estoni, Çlirim Toci, ka thënë se Perëndimi duhet të jetë më i drejtëpërdrejtë me Serbinë dhe me afër me aleatët si Kosova, e cila sipas tij, ka bërë çdo gjë që të jetë pro perëndimore.

Ai ka thënë se Perëndimi sot duhet të jetë i vendosur lidhur me Kosovën dhe Serbinë.

“Perëndimi t’i tregojë Serbisë se Kosova është histori perëndimore e suksesit ku brenda 25 vjetësh ka zhvilluar një shtet demokratik, ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike dhe kemi ndërtimin e një shteti të së drejtës”, ka thënë tutje Toci.

Toci ka shtuar se nuk mendon që ka një rrezik për luftë në Ballkan.

“Unë nuk mendoj se ka një rrezik lufte konvencionale për Ballkanin Perëndimor. Pse?. Rusia për momentin është e angazhuar me luftime në Ukrainë dhe e vetmja gjë që mund të bëj është të nxisë Serbinë, e cila me veprimet e saj të papërgjegjshme, mundohet të krijoj probleme të ndryshme në Kosovë”, ka shtuar Toci.

“Unë nuk shikoj një luftë në Kosovë dhe në Bosnje”, ka thënë Toci sepse tij, Marrëveshja e nënshkruar e Kumanovës është garante për integritetin territorial.

Tutje ai ka theksuar se në Bosnje dhe Herecegovinë, situata është e brishtë, sipas tij, për shkak të veprimeve që po ndërmerr lideri serb, Millorad Dodik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco