Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

10:00, 29/04/2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendi ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi kundër nesh gjithmonë mund të nisë një sulm hibrid nga Serbia.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka theksuar se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatitemi që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda.

Gjithashtu, duke iu referuar ngjarjeve që ndodhën në Banjskë, fshat në veri të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar, ai ka thënë se ka arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse, e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Bislimi ka deklaruar se Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco