Qëlloi kryeministrin sllovak: E bëra se nuk bie dakord me politikat e qeverisë

20:13, 15/05/2024

Shkrimtari që qëlloi me armë zjarri në drejtim të kryeminsitrit të Sllovakisë ka treguar arsyet se përse e ndërmori aktin ekstrem.

Në një video të bërë publike nga policia, 71-vjeçari Jurai Tsintula shprehet: “E bëra sepse nuk bie dakord me politikat e qeverisë.”

Ai shihet në korridorin e një godine, që mendohet të jetë një komisariat policie, dhe duart i ka të lidhura pas shpinës.

Sipas raportimeve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Fico-s teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t'i dhënë dorën, ka hapur zjarr.

71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë.

Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, qytetin që është vendlindja e tij.

Tsintula thuhet se kishte në pronësi të ligjshme armën të cilën e përdori për të shtënë në drejtim të kryeministrit sllovak. Ai u arrestua menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.

Për median lokale Aktuality.sk ka folur djali i shkrimtarit, i cili ka thënë se është tronditur nga kjo situatë, ndërsa konfirmoi se babai i tij kishte leje për armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco