INTERVISTA/ Gazetari nga Sarajeva: Destabilitet do të thotë të kesh një fqinj si Serbia, që përbën rrezik të përhershëm

INTERVISTA/ Gazetari nga Sarajeva: Destabilitet do të thotë të kesh një fqinj si Serbia, që përbën rrezik të përhershëm

11:11, 26/05/2024

Nga Bosnje-Hercegovina, z. Suad Karamustafic, redaktor në TV Sarajeva, ka dhënë një intervistë sot në SYRI TV lidhur me zhvillimet e rëndësishme politike për këtë vend së fundmi, përcaktimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB të 11 Korrikut si ditë përkujtimi të viktimave të gjenocidit serb në Srebenicë. Ndër të tjera, analistit iu bë edhe kjo pyetje nga moderatori Edvin Parruca:

"Z. Karamustafic, gjatë momentit të votimit për rezolutën e gjenocidit në Srebenicë, ra në sy sjellja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili mbante flamurin e Serbisë në krahë. A e konsideroni ju Serbinë si një faktor stabiliteti apo destabiliteti sot në rajon?"

Suad Karamustafic: E kuptoj pyetjen tuaj. Është një pyetje e nevojshme dhe e dobishme. Do të më lejoni të them diçka. Stabiliteti kërkohet kudo në botë. Ka versione të ndryshme edhe të paqëndrueshmërisë apo destabilitetit ekonomik sipas fqinjësisë, sipas vendimeve të politikanëve. Kërkohet stabilitet politik. Ne e kemi një përvojë me Serbinë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi  dhe stabiliteti në Serbi është vetëm një hap për një diçka edhe më të fuqishme: për të sulmuar, për të vrarë fqinjët.

Këtë e kemi kaluar në lëkurën tonë. Stabiliteti ka një kuptim asnjanës. Nuk duhet të jetë diçka e rëndë apo e rrezikshme, por kur Serbia përbën faktor destabiliteti  do të thosha që do të ishte e rrezikshme dhe destabiliteti me një fqinjësi të tillë dhe me një fqinj siç është Serbia, destabilitet do të thotë një rrezik i përhershëm, konstant për vendin, për jetët, për pronën dhe për shumë të tjera.

Sikurse e dini, gjatë luftës. Serbia ndihmoi serbët e Bosnjës dhe serbë të tjerë të rajonit dhe në atë rast destabilitet do të thotë të kesh një fqinj të tillë si Serbia dhe që përbën një rrezik të përhershëm.”  

Ndiqni intervistën e plotë në video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco