Aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, 7 të plagosur

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, 7 të plagosur

07:36, 17/06/2024

Kosovë - Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në magjistralen Gjakovë - Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar për RTKlive se në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.

“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka theksuar Elezaj.

Ai tutje ka thënë se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco