Bogujevci kërkon ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit, për t’i nxjerrë jashtë dy deputetë

Bogujevci kërkon ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit, për t’i nxjerrë jashtë dy deputetë

13:11, 02/05/2024

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, ka reaguar ashpër ndaj disa deputetëve, të cilët me ngulm kanë kërkuar replikë ndaj kundër replikës së ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Teksa në Kuvend po mbahet seancë plenare, disa deputetë kërkuan fjalën, por të njëjtëve fjalën nuk ua dha Bogujevci, e cila po udhëheq këtë seancë.

Ajo tha se një gjë e tillë bie në ndesh me rregulloren e Kuvendit.

“Nuk mundem, secilën herë, në bazë të kërkesave tuaja me dale jashtë rregullores. Kam dhanë mundësi. Ishte replikë dhe kundër replikë me deputetët. Nuk mund t’i jap fjalën dikujt në kundër replikë të dikujt tjetër… Edhe ministri kërkoi fjalën në kundër replikë të dikujt tjetër i thash “Jo, nuk ki të drejt në replikë të dikujt tjetër””.

Ajo madje kërkoi edhe ndërhyrjen e sigurimit, për të nxjerrë jashtë deputetët Salih Zyba dhe Ferat Shala, pasi ky i fundit i largoi mikrofonin Kusari-Lilës, në fjalën e saj.

“Ju lutëm zotëri Zyba dhe zotëri Shala, në vendin tuaj. Mos më detyroni me e thirrë sigurimin për të dytë. Sigurimi e hiqni nga salla z. Zybën dhe z. Shalën. Tani!” urdhëroi Bogujevci.

Megjithatë, një kërkesë e tillë nuk u përfill nga sigurimi.

Ajo thotë se e ka të pamundshme vijimin e seancës, kur “burrat çohen në këmbë dhe e mësojnë se si të bëhet interpretimi i rregullores”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco