Tahiri: Qeveria e Kurtit ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit

Tahiri: Qeveria e Kurtit ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit

13:38, 02/05/2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se pushteti aktual ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit. Sipas tij, raporti i DASh-it ka evidentuar tri probleme serioze.

Ai në seancë plenare ku po diskutohet për këtë raport, shtoi se madhësia e dështimit e ka emrin autoritarizëm.

“Jemi në muajt e fundit të një mandati katër-vjeçar dhe ajo çka mund të them si konstatim i parë në emër të grupit politik që unë përfaqësoj është se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit, duke evidentuar ndër to tri probleme shumë serioze që përgjatë rrugëtimit të këtij kabineti kanë qenë subjekt i diskutimit, i validimit dhe i trajtimit jo vetëm të Kuvendit, mirëpo edhe të shoqërisë civile… Në faqen e parë ky raport thotë që kjo qeveri ka problem serioz me korrupsionin. Në raportet e DASh-it nuk përdoren fjalët ‘kjo qeveri ka hajni, në këtë qeveri ka vjedhje, në këtë qeveri ka tendera burimor’, kurse në përmbledhjen ekzekutive ja jep etiketë kësaj qeverie, kjo etiketë duhet të jetë shumë shqetësuese për këtë kabinetet qeverisës dhe për këtë kryeministër”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco