KDI-ja i bën thirrje Qeverisë që ta kthejë në agjendën legjislative Ligjin e punës

KDI-ja i bën thirrje Qeverisë që ta kthejë në agjendën legjislative Ligjin e punës

12:03, 02/05/2024

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, ka prezantuar  analizën “Ligji i ri i punës: Në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”.

Sipas raportit, përkundër që kanë kaluar më tepër se 14 vite nga hyrja në fuqi e Ligjit të punës, ndërsa nga 2012 është tentuar të ndryshohet, Ligji i punës në Kosovë, vazhdon të mbetet i njëjtë e i pandryshuar.

Albesa Humolli, këshilltare ligjore në IKD, tha se kjo analizë ka synim sjelljen e një Ligji të ri të punës.

“Padyshim që Ligji i punës ka impakt të gjerë. Çështja e ndryshimit Ligjit të punës ka qenë dhe vazhdon të jetë premtim i çdo qeverie, e premtimet për ndryshimet kanë dështuar”, ka thënë Humolli.

Humolli tha se lëvizje të njëjtë ka bërë edhe Qeveria aktuale në vend, ku vetëm gjatë vitit të kaluar shumë nga rastet kanë rrjedhur nga vendet e punës.

“Mungesa e kufizimeve të orarit, pushimit me kohë të plotë, çështje të punësimit modern, asnjëherë s’kanë arritur të adresohen, e që i bien në shpinë punëtorit, në veçanti atij të sektorit privat”, ka thënë Humolli mes tjerash.

Humolli ka thënë se shkak për këtë situatë konsiderohet edhe Ligji i stërvjetëruar i punës i cili nuk ofron as mbrojtje dhe as siguri të mjaftueshme për punonjësit.

“Shkak për këtë situatë konsiderohet edhe Ligji i stërvjetëruar i punës i cili nuk ofron as mbrojtje dhe as siguri të mjaftueshme për punonjësit. Rregullimi i pushimit të lehonisë, mungesa e pushimit prindëror. Pastaj modeli i pagesës ka shfaqur probleme pasi shumë biznese e kanë të pamundur mbulimin e pagesës. Mangësi tjetër e ligjit aktual është çështja e kontratës me kohë të caktuar ku punëdhënësit shpesh e kanë keqtrajtuar, propozim kufizimi i çështjes së kontratës për punëdhënësit”, ka thënë Humolli.

Humolli përmendi edhe pjesën e punës së zgjatur pa pagesë, propozim detyrimi ligjor i hyrjeve dhe daljeve të punonjësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco