Tahiri: Me qeverinë Kurti nuk mund të presim anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Tahiri: Me qeverinë Kurti nuk mund të presim anëtarësim në organizata ndërkombëtare

12:20, 02/05/2024

Në kuvend u fol për shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan, e ka goditur Republikën e Kosovës.

“Në vazhdën e disa raporteve të cilat kanë goditur Republikën e Kosovës për shkak të korrupsionit, shkeljes së drejtave të njeriut, dhunës ndaj gazetarëve e të tjera, Kosova u godit edhe nga dy raporte nga dy institucione tejet kredibile në nivel global për gjendjen e saj të brendshme,” tha Tahiri.

Sipas tij në raport jo që nuk ka progres por ka edhe regres.

“Javën që kaloi Departamenti amerikan i Shtetit publikoiraportin për koësoven ku në atë raport përfshihet që të drejtat e njeriut jo që nuk kan ëshënuar progres por ka edhe regres specifikohet në mënyrë të veçantë dhuna ndaj gruas në një ambient jomiqësor, dhuna ndaj gazetarëve komuniteteve të margjinalizuara ndaj komuniteteve joshumicë dhe niveli korrupsionit në vendin tonë që është më shqetësuesja,” shtoi Tahiri.

E ky raport Tahiri thotë se është shumë shqetësues sepse e përmend edhe faktin që 5 ministra, një zëvendës kryeministre dhe një zëvendësministre janë të “dënuar për korrupsion”.

“Hera e parë specifikohet si nivel jashtëzakonisht I lartë I korrupsionit në Institucionet qendrore në qeverinë e Republikës së Kosovës, kjo është shumë shqetësuese sepse tashmë e specifikon edhe faktin që një e treat e ministrave të kësaj qeverie janë në hetime për afera korruptive, pra 5 ministra dhe një zëvendës kryeministstre dhe një zëvenësministre të dënuar nga kapitulli I veprave për korrupsion,” ka thënë Tahiri.

Qeverisjen e Kurtit, Tahiri e quajti të dobët.

“E gjithë kjo situatë që është krijuar në vendin tonë si rezultat i kësasj qeverisje jashtëzakonisht të dobët dhe joefektive dhe me nivel të lartë të korrupsionit e dëshmon atë që kemi kërkuar në vazhdimësi si grup parlamentar I partisë demokratike.”

Poashtu ai përmendi edhe raportin e FreedomHouse dhe sanksionet e vëna ndaj shtetit tonë, situata në vend sipas tij nuk është pozitive.

“Duke pasur parasysh dy raportet edhe DASH edhe të FreedomHouse dhe sanksionet që na janë vënë nga BE situata jonë është e vështirësuar, nuk mund të presim që me këtë qeveri anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nuk mund të presim nga kjo qeveri ku zëvendëskryeministren dhe ministren e jashtme e kemi të përmendur në raportin e departamentit amerikan të shtetit si person të dënuar për korrupsion,” shtoi Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco