FBI-ja trajnon për hetimet penale Policinë e Kosovës

FBI-ja trajnon për hetimet penale Policinë e Kosovës

18:23, 17/05/2024

Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë, në partneritet me Policinë e Kosovës, mbajti kursin Hetimet e krimeve të jakës së bardhë dhe valutave virtuale të udhëhequr dhe drejtuar nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI).

Seanca u hap me një minutë heshtje duke shënuar Ditën e Përkujtimit të Oficerit të Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj, për të nderuar oficerët e rënë të Shteteve të Bashkuara që sakrifikuan jetën në krye të detyrës.

”Trajnimi, i përbërë nga 27 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës, u fokusua në ofrimin e aftësive të avancuara dhe praktikave më të mira në hetimin dhe luftimin e krimeve të jakave të bardha, përfshirë ato që lidhen me monedhën virtuale. Certifikatat e përfundimit te trajnimit iu dorëzuan pjesëmarrësve në një ceremoni diplomimi ku morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë nga agjencitë e përfaqësuara dhe Atasheja e /ICITAP nga DD të Shteteve të Bashkuara, 

Kimberly Riffe dhe anëtarë të stafit të ICITAP. Partneriteti i vazhdueshëm i ngushtë i Policisë së Kosovës dhe DD-ICITAP nënvizon përkushtimin e përbashkët për forcimin e aftësive të zbatimit të ligjit dhe avancimin e njohurive dhe ekspertizës për PK-në për të luftuar krimet komplekse financiare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco