Deponitë e egra të mbeturinave, mbeten shqetësim për Kosovën

Deponitë e egra të mbeturinave, mbeten shqetësim për Kosovën

12:48, 12/05/2023

Agjencia për mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka alarmuar se deponitë e egra vazhdojnë të jenë të përhapura, përcjell Syri net Kosova.

Nga kjo agjenci kanë njoftuar se 763 deponi të egra të madhësive të ndryshme ekzistojnë në gjithsej 38 komuna të vendit.

“Në këtë proces në 38 komuna janë regjistruar gjithsej 763 deponi të egra të madhësive të ndryshme, ku dominojnë kategoria e deponive të vogla me gjithsej 270 të tilla, ndërsa sipas kompozicionit dominojnë kategoria e emëruar si të tjera me 40%. Në rajonin e Prizrenit është regjistruar numri më i madh i deponive të egra me gjithsej 187 kurse në Rajonin e Gjakovës është regjistruar numri më i vogël i deponive me gjithsej 30 deponi”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco