“Ia kanë humbur Kosovës 210 milionë euro”, Sallahu reagon pasi s’kaloi marrëveshja për burgjet me qira për Danimarkën

“Ia kanë humbur Kosovës 210 milionë euro”, Sallahu reagon pasi s’kaloi marrëveshja për burgjet me qira për Danimarkën

12:18, 16/05/2024

“Ia kanë humbur Kosovës 210 milionë euro”, Sallahu reagon pasi s’kaloi marrëveshja për burgjet me qira për Danimarkën

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish ta kalojë marrëveshjen ndërkombëtare në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e institucionit korrektues të Gjilanit.

Lidhur me këtë ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili tha se me votimin kundër kësaj marrëveshje, disa deputetë të opozitës ia kanë humbur Kosovës 210 milionë euro.

Sipas tij, janë dëmtuar edhe marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Është tejet dëshpëruese dhe tepër shqetësuese moskalimi i marrëveshjes ndërkombëtare në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e institucionit korrektues të Gjilanit.  Me votimin kundër të kësaj marrëveshje nga deputetë të caktuar të opozitës janë dëmtuar marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës. Gjithashtu, me votimin kundër kësaj marrëveshje serish nga disa deputetë të opozitës, Republikës së Kosovës ia kanë humbur 210 milionë euro”, ka shkruar Sallahu.

Pro kësaj marrëveshje votuan 75 deputetë, derisa kundër ishin 13. Kundër votuan disa deputetë të LDK’së dhe PDK’së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco