Gërvalla për draftin e Asociacionit: Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare ta marrë seriozisht zotimin qeveritar

Gërvalla për draftin e Asociacionit: Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare ta marrë seriozisht zotimin qeveritar

13:31, 16/05/2024

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media të thirrur sot ka folur për letrën që u bë publike sot, e në të cilën ajo konfirmon se Qeveria e Kosovës po e përgatit një Draft për Asociacionin duke marrë për bazë Draftin e hartuar kohë më parë nga fondacioni “FES”.

E pyetur nëse një hap i tillë konsiderohet i vonë, Gërvalla ka thënë se po ta konsideronin të tillë, Qeveria e Kosovës do ta dërgonte më herët dhe jo sot.

Sa i përket qëndrimeve të shteteve aleate dhe rreth qëndrimit gjerman se një hap i tillë s’përmbush pritjet e shteteve aleate, Gërvlla ka thënë se sot s’do të flasë për përkrahjen e as rreth sigurimit të përkrahjes.

“Po ta konisdeornim që është I vonuar do ta kishim dërguar më herët, s’do ta dërgonim sot. Pse jo paraprakisht, dua të ruaj procesin, s’do të bisedojmë sot rreth partnerëve që na përkrahin dhe as rreth sigurimit të përkrahjes. Ne kemi shprehur me seriozitet vullnetin tonë”.
“E dimë që s’është I lehtë për Qeverinë e Kosovës ky hap. Presim se cili do të jetë reagimi dhe shpresa jonë është e madhe që ky zotim i yni të merret seriozisht”, ka thënë Gërvalla.
Ajo ka thënë se Kosova pret që Këshilli i Evropës ta përmbush pjesën e vetë dhe të ftojë Kosovën për anëtarësim, duke qenë se tashmë Kosova ka ndërmarrë hapin e saj.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco