Një komunë bën kërkesë zyrtare për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë

Një komunë bën kërkesë zyrtare për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë

11:00, 13/05/2024

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha sot se i jemi afruar shifrës prej 1.5 milion banorëve të regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ndërsa pyeti gazetarët nëse besojnë që numri i popullsisë të arrijë shifrën e 1.5 milion banorëve, Kastrati u përgjigj vet: “Jemi afruar. Shihemi sot një javë!”.

Në konferencën për media të mbajtur sot, drejtori i ASK-së u shpreh se të dhënat e deritashme tregojnë se mbi 400 mijë qytetarë nga diaspora janë regjistruar deri sot.

“Mbi 400 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar përmes procesit online edhe përmes formularit S1. Pjesa dërmuese janë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë por që kanë nënshtetësi të Kosovës”, tha Kastrati.

Por, procesi nuk ka kaluar pa pengesa.

I paraparë të përfundojë më 17 maj, regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet shkaku i një kërkese të Komunës së Dragashit për shtyrjen e procesit.

“Dragashi ka bërë javën e kaluar kërkesë për t’u shtyrë afati i përfundimit të procesit të regjistrimit të popullësisë. Dragashi ka sfidë me komunitete. Janë disa zona, vendbanime që kanë refuzuar të pranohen. Nuk janë pranuar ata regjistrues të cilët i kemi caktuar dhe tani kemi dërguar të tjerë regjistrues atje”, tha Kastrati.

Procesi është paraparë të përfundojë më 17 maj.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco