PSD pas letrës së ministres Gërvalla: Kurtit kurrë nuk i besohet

PSD pas letrës së ministres Gërvalla: Kurtit kurrë nuk i besohet

13:42, 16/05/2024

Partia Socialdemokrate përmes një komunikate për media ka shpalosur qëndrimin e tyre pas adresimit të letrës së ministres Gërvalla.

“Letra e Donika Gërvallës, dërguar Byrosë së KIE-së është letër zyrtare dhe duhet trajtuar seriozisht”, thuhet në komunikatë.

“Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV me 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s’kalohet, për t’u kaluar si një lëvizje e vogël taktike. Kjo tregon për llojet e marrëdhënieve që kultivon Kurti. Me këdo, qoftë qytetarë ose ndërkombëtar, Kurtit kurrë nuk i besohet. Fjala është taktikë lufte. Kështu, e vetmja marrëdhënie me të është ajo instrumentale. Kjo në fakt nuk është marrëdhënie, është mohim i tjetrit”, thuhet në komunikatën e Partisë Socialdemokrate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco