Serbët në kufi në Jarinjë po kërkojnë kthimin në Kosovë

Serbët në kufi në Jarinjë po kërkojnë kthimin në Kosovë

14:35, 18/12/2022

Në pikën kufitare në Jarinje në anën nga Serbia janë grumbulluar disa persona të maskuar me simbole çetnike serbe.

Ata janë dëgjuar të thonë se dëshirojnë të kthehen në Kosovë. Po ashtu, të njëjtin kanë kënduar këngë çetnike serbe, duke thënë se Kosmeti (shkurtesa serbe për Kosovë dhe Metohi) është pjesë e Serbisë – raporton Syri Kosova.

Krejt kjo  pasi dogjën pankartën me mbishkrimin “Marrëveshja e Brukselit”, dhe ekspozuan hartën e Kosovës me flamurin serb, kanë nisur edhe brohorimat.

Image

“Fuck NATO.” – kanë qenë disa prej tyre, sipas pamjeve live nga faqja "Srbin.info".

Në këtë protestë ata po bëjnë thirrje policëve serb që t’i lejojnë të vazhdojnë përpara drejt Kosovës.

Image

Shumë nga ta janë të maskuara, disa prej tyre janë edhe të veshur me uniformë të çetnikëve.

Image

Në mesin e protestuesve ndodhet edhe Damjan Knezeviq, një serb që ka lidhje të afërta me grupin paramilitar rus Ëagner, nga Rashka e Serbisë ka bërë thirrje për rezistencë nga barrikadat e vendosura nga grupet kriminale në veri të Kosovës.

Ëagner është në pronësi të Yevgeny Prigozhit, njeri i afërt i presidentit rus Vladimir Putin.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco