Tensionet në veri të Kosovës, kreu i PDK: Të nxitura nga Aleksandër Vuçiç

Tensionet në veri të Kosovës, kreu i PDK: Të nxitura nga Aleksandër Vuçiç

19:55, 14/12/2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për situatën në veri të vendit. Krasniqi tha se muajt e fundit Kosova ka kaluar nga kriza në krizë dhe kjo ka vetëm një fajtor që është pala Serbe e cila po nxit dhunë.

Por Krasniqi theksoi gjithashtu se nëse Kurti do të kishte dëgjuar këshillat e perëndimit për targat, atëherë sot Kosova do të ishte më e fokusuar tek marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“E vërteta është se në muajt e fundit për fat të keq kemi kaluar nga kriza në krizë, kryesisht në raportin me Serbinë., Kjo ka ndikimin në pjesën veriore. Vendosje e barrikadave, ky organizim i bandave kriminale që janë të diktuara nga vetë Vuçiç, janë pa asnjë ekuivok përgjegjësi e shtetit serb. Kanë si qëllim sovranitetit e shtetit të Kosovës.

Por nëse kthehemi pak javë më para ka bërë disa gabime edhe qeveria e Kosovës. Nëse do të kishin  dëgjuar këshillat e dhëna nga miqtë tanë perëndimorë për targat, sot Kosova do të ishte më e fokusuar në zgjidhjen përfundimtare se në situatën ku jemi sot”, tha Krasniqi.

Ndërkohë Krasniqi theksoi se në gjithë këtë situatë e gjithë politika e Kosovës është e bashkuar, pavarësisht se nuk ka asnjë qasje nga ana e Kurtit për të afruar partitë opozitare.

“Në raport me Serbinë ne gjithmonë jemi një jemi bashkë, pasi ka rëndësi vetëm interesi i vendit, interesi i qytetarëve. Në momentin kur filloi përshkallëzimi unë i kam shkruar një letër kryeministrit ku jo vetëm i kam dhënë mbështetjen time por edhe të PDSH-së. Nuk ka asnjë kërkesë nga qeveria për të arritur ndonjë konsensus. Për ne ka rëndësi që forcat ePolicisë së Kosovës të kenë mbështetjen e plotë”, tha Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco