Policia i sekuestron një granatë dore dhe një thikë 27 vjeçarit në Prishtinë

Policia i sekuestron një granatë dore dhe një thikë 27 vjeçarit në Prishtinë

19:45, 14/12/2022

Sot Policia e Kosovës në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë kanë ndaluar një automjet për kontrollë rutinë, ku kanë gjet dhe sekuestruar një granatë dore dhe një armë e ftohtë -thikë.

Pas sekuestrimit të armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive, nga njësite policore është kryer një operacion bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq, ku nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.

Ndërsa ndaj personit të dyshuar A.D, mashkull, 27 vjeç, është inicuar rast për armëmbajtje pa leje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco